Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhjen për ushtarin hungarez të KFOR-it, të lënduar nga grupet kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, të cilit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore i është dashur që t'i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.
Mehaj ka uruar uror që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.
“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
-
I amputohet këmba ushtarit hungarez të KFOR-it që u plagos gjatë tensioneve në Zveçan
-
Kërkohet të vihen para drejtësisë përgjegjësit për dhunën e 29 majit
-
Von Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri
-
Maqedonci: Kriminelët do të dënohen e grupet kriminale do të shkatërrohen
-
Sveçla: Amnistia ndër vite e kriminelëve ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it