Pas situatës së krijuar në Ukrainë është përmendur mundësia që ushtarët e këtij shteti të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, të largohen. Por ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nuk ka një datë konkrete për këtë.
Megjithatë, Mehaj ka thënë se Kosova i respekton nevojat shtetërore të Ukrainës në këtë situatë.
“Nuk kemi datë konkrete. KFOR-i ukrainas është në shërbim të KFOR-it, kanë strukturat e veta, ata i kanë nevojat e veta shtetërore dhe ne i respektojmë këto”, u ka thënë Mehaj gazetarëve.
Kujtojmë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte ftuar të gjithë vendasit që shërbejnë në të gjitha misionet në botë të forcojnë ushtrinë ukrainase kundër agresionit rus./KSP
-
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë
-
Zvicra e gatshme të ofrojë mision paqeruajtës për Ukrainën
-
KMDLNJ - Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina
-
Mehaj takon shefin e NATO-s: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas
-
Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, ofron ndihmë për trajnim të ushtarëve ukrainas