Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vendosja e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë do të pengonte qasjen destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka njoftuar për takimin e tij me këshilltarin e Zyrës për Shqyrtim të Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels. Ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë në mbrojtje dhe siguri.
“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, ka thënë Mehaj.
Sipas Mehajt, investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e kanë vlerësuar lartë ofertën për të investuar në Kosovë “me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen”.
-
Mehaj ripërsërit kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
-
Mehaj në Tel Aviv: Kosova ka nevojë për më shumë prani të SHBA-së brenda saj
-
Mehaj rikonfirmon ofertën që të ndërtohet një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë
-
SHBA-së i ofrohet mundësia të krijojë bazë ushtarake të përhershme në Kosovë
-
SHBA-ja zotohet për mbështetje të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes