Pagat e vogla vazhdojnë të sjellin pakënaqësi e mospajtime të punëtorëve në sektorin privat.
Një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar të enjten punën, të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh.
Afërdita Gashi e quan të padrejtë këtë fakt kur, sipas saj, vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.
KTV-ja ka folur edhe më punëtore të tjera, të cilat kanë vazhduar punën, por që thanë se këtë e bënë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që i kanë.
Kompania MSS thotë se të njëjtat e kanë ditur për këtë pagë sepse e kanë nënshkruar fillimisht kontratën me kushtet e përcaktuara nga kompania.
Që nga viti 2011, paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, ajo vazhdon të jetë 170 euro.
-
Afro 200 mijë euro paga për deputetët që marrin pjesë në seancat 5-minutëshe
-
Padi ndaj Kuvendit dhe kompanisë, punëtoret greviste kërkojnë pagat
-
Punëtoret teknike shprehin pakënaqësinë ndaj Kuvendit me protestë
-
Me procedurë “sekrete”, Kuvendi shpërbleu kompaninë që një ditë më parë i skadoi kontrata
-
Kuvendi fajësohet se lejoi që punëtoret teknike të tij të paguhen nën pagë minimale