Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mediat e huaja shkruajnë për tragjedinë në Gllogjan

Mediat e huaja kanë shkruar për ngjarjen e së premtes në Gllogjan, ku tre persona u vranë e një tjetër u plagos pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi që po barte nxënës.

Associated Press ka cituar zyrtarë të Policisë së Kosovës e të Emergjencës në Pejë të cilët kanë treguar për numrin e të vrarëve dhe gjendjen e të plagosurit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, AP-ja ka cituar edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë të cilët kanëshprehur dhimbjen për këtë rast dhe kanë kërkuar sjelljen para drejtësisë të autorit të krimit.

Përveç Associated Press, për ngjarjen tragjike në Gllogjan kanë shkruajtur edhe media të tjera prestigjioze si Washington Post e Reuters.