Mediat e Beogradit jo pa shqetësim raportojnë sot se “në Kosovë kanë arritur nga SHBA automjete të blinduara me mobilitet të lartë me shumë funksione, Humvee, që do të jenë në dispozicion për Forcat e Armatosura të Kosovës”, transmeton Koha.net.
Ato saktësojnë se kanë arritur 24 automjete të tilla, ndërsa do të arrijnë gjithsej 51 sosh. Përveç ceremonisë së organizuar për këtë rast, në të cilën “morën pjesë personalitete të larta vendëse e dhe zyrtarë nga Ambasada amerikane”, ato theksojnë se në SHBA ndodhet për vizitë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ndrësa rikujtojnë se “ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett javën e shkuar deklaroi se Uashingtoni në vazhdimësi ka mbështetur zhvillimin e forcave të sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në forca të armatosura”. Po ashtu e citon të ketë thënë se “SHBA ka investuar shumë para për ta stërvitur dhe se evoluimi i FSK-së në forca të armatosura të Kosovës është hap pozitiv”, transmeton Koha.net.
-
SHBA-ja ia dorëzon Serbisë 66 automjete të blinduara Humvee
-
Arrijnë në Kosovë automjetet ushtarake për FSK-në
-
“Humvee” i FSK-së, prezantohet në Prishtinë
-
FSK-së i vijnë 24 automjetet që i pagoi 7 milionë euro, SHBA-ja do të dhurojë vetura tjera në vlerë 10 milionë
-
FSK-ja sivjet bëhet me 51 automjete të blinduara Humvee