Media të shumta botërore kanë raportuar për hedhjen e gazit lotsjellës nga Vetëvendosje në momentin kur deputetët po bëheshin gati për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.
Reuters, AP-ja dhe Daily News kanë raportuar se Vetëvendosje për herën e parë lëshoi tre bombola të gazit lotsjellës me qëllim që të parandalonin deputetët për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
“Tentimet e mëhershme për ratifikim të marrëveshjes kanë nisur protesta të ngjashme siç është gazi lotsjellës në Kuvend dhe përleshjet me policinë nëpër rrugë”, ka shkruar Reuters.
“Kosova, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është kandidat potencial për hyrje në Bashkimin Evropian, ndërsa BE-ja ka thënë se marrëveshja me Malin e Zi është e domosdoshme për kosovarët që të pajisjen me viza”, ka shkruar Daily News.
-
Mediat botërore për ratifikimin e demarkacionit
-
Mediat në Mal të Zi njoftojnë për ratifikimin e demarkacionit
-
Në Kuvendin e Malit të Zi hidhet bombë tymuese
-
Një vit nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, korrigjimi ende s’ka ndodhur
-
Raporti i plotë i KTV-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për demarkacionin