Sot bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.
Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkimin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga opozita.
Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.
Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.
Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.
Gjithashtu, kujtojmë se edhe pse demarkacioni u ratifikua, korrigjimi i vijës mes Kosovës dhe Malit të Zi ende s’ka ndodhur.
-
VV: 5 vjet qëkur u nënshkrua demarkacioni me Malin e Zi, sot jemi pa viza e pa territor
-
Asnjë veprim për shënjimin e kufirit me Malin e Zi
-
Një vit nga demarkacioni, të dyja shtetet e konsiderojnë çështje të mbyllur
- Ku mbeti liberalizimi i vizave një vit pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi
-
Raporti i plotë i KTV-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për demarkacionin