Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Media serbe: Negociata për Kosovën edhe në SHBA

Në Amerikë po zhvillohen negociata paralele për zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës në të cilat është përfshirë ish –ambasadori i SHBA-së në Serbi Cameron Munter, shkruan sot gazeta e Beogradit “Danas”.

"Negociatat paralele prapa kuluareve nuk janë të dëshiruara nga Bashkimi Europian, i cili ndërmjetëson në dialogun Brukselit e këtë e kundërshton sidomos Gjermania”, thotë kjo gazetë pa përmendur burime, transmeton Koha.net.

Ditorja përkujton se Munter ka qenë kryesues i organizatës “Lindje – Perëndim”dhe se në hapjen e zyrës së tij vjet në Beograd e kishte përkrahur idenë e dialogut të brendshëm për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm