Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Giacobbe: Negociatat në Bruksel po vazhdojnë, është bërë përparim

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka thënë se negociatat në Bruksel po vazhdojnë, porse është bërë përparim.

Giacobbe në një postim në Twitter ka thënë se ka mbetur ende punë.

“Përkundër raportimeve në media, negociatat në Bruksel po vazhdojnë. Progres është bërë, por mbetet ende punë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.