Kosova deri më tash nuk ka bërë kërkesën zyrtare për pranim në UNESCO dhe për këtë arsye nuk është në rendin e ditës të takimit të Këshillit Ekzekutiv që fillon sot.
Në këtë takim caktohet rendi i ditës për Konferencën e Përgjithshme që do të mbahet në nëntor, raporton rts.
Pasi që takimet plenare fillojnë të hënën, shanset që Kosova të bëjë kërkesë janë minimale, ka thënë ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq, transmeton Koha.net.
Tanaskoviq thotë se delegacioni i Serbisë e mban situatën në kontroll porse shton se megjithatë nuk do t’ia lërë asgjë rastit dhe se do të jetë gjithnjë i gatshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia thotë se Kosova ende s’ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO
-
Media serbe: Kosova ende s’ka aplikuar për UNESCO, afat vetëm deri të mërkurën
-
Daçiq: S’ka thuajse asnjë gjasë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO
-
Serbia thotë se Kosova tash ka gjasa më të vogla për anëtarësim në UNESCO seç kishte më 2015
-
Në Serbi thonë se SHBA do të përkrahë tërthorazi Kosovën për UNESCO