Punëtorët e pastrimit të rrugëve dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbëruara të qytetit, të hënën i kishin lënë anash fshesat dhe mjetet e tjera të punës dhe ishin ulur në parkun e vogël të qytetit, afër objektit të Komunës. Të motivuar edhe nga grevat e punëtorëve të sektorit publik, ata kishin vendosur të mos punonin për shkak se nuk ishin të kënaqur me pagën që po merrnin në kompaninë “JLC GROUP SHPK”.
25 punëtorë kanë kërkuara rritje të pagës prej 50 eurosh. Aktualisht ata paguhen 240 euro.
Pas tri orëve grevë, punëtorët i ka takuar menaxheri i kompanisë “JLC GROUP SHPK”, Jahir Lika. “Punëtorët i kanë nënshkruar kontratat më 1 shkurt për këtë vit. Por ata tash kërkuan rritje të pagës prej 50 eurosh. Pas bisedave me punëtorë, ne treguam mirëkuptim ndaj kërkesës së tyre dhe me mundësitë tona u ofruam rritje të pagës për 35 eurosh. Më tepër nuk kemi pasur mundësi, sepse ne e kemi kontratën fikse me Komunën dhe nga Komuna nuk mund kërkojë mjete shtesë për t’ua rritur rrogat më shumë. Punëtorët u pajtuan me rritjen prej 35 eurosh dhe ata vazhduan pastaj punën.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
© KOHA Ditore
-
Pastruesit e rrugëve dhe mirëmbajtësit e gjelbërimit në Pejë kërkojnë paga më të larta
-
Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë, kërkojnë rritje pagash
-
Punëtorët e “Pastrimit” thonë se s’tërhiqen nga presioni sindikal pa plotësimin e kërkesave
-
Punëtorët e “Pastrimit” thonë se nuk e ndalin grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre
-
“Pastrimi” zotohet ta vazhdojë grevën, pas takimit pa zgjidhje me zyrtarë të Komunës