Prishtinë, 9 nëntor - Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRr), i udhëhequr nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, mbajti mbledhjen e radhës me ç ‘rast u diskutua implementimi i projekteve për rritjen e sigurisë rrugore, me theks të veçantë gjatë natës.
Anëtarët u njoftuan hollësisht edhe për projektin e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS), që do të ketë ndikim të madh në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor. Mes të tjerash, Lekaj theksoi se ky sistem do të ofrojë menaxhim të rrugëve sikurse në vendet evropiane. Ai kërkoi bashkërendim të obligimeve nga të gjitha institucionet me qëllim të funksionimit të suksesshëm të ITS-it.
Ministri Lekaj foli edhe për punën që po bëhet drejt finalizimit të ndriçimit të autostradave, kyçjeve dhe hyrjeve të qyteteve, proces ky i neglizhuar në vitet e kaluara. Ai njoftoi edhe për riparim të sistemit të ndriçimit në autostradën "Ibrahim Rugova" që kohë më parë ishin vjedhur pjesët e saj. Prandaj kërkoi nga organet e rendit bashkëpunim për siguri të aseteve infrastrukturore.
Ndërsa anëtarët KSTRr-së, me diskutimet e tyre vunë në pah edhe një sërë masash që duhen ndërmarrë në transportin publik të udhëtarëve, infrastrukturën rrugore që të jetë kompatibile me trendet në rritje të numrit të banorëve, masave edukuese dhe disiplinimin e të gjithë atyre faktorëve që ndikojnë në rënien e sigurisë në trafikun rrugor.
-
Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, synohet ulja e aksidenteve
-
KSTRr nxjerr dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor
-
Kosova do bëhet me sistem inteligjent të transportit, mbështetet nga Hungaria
-
Institucionet zotohen për rritje të sigurisë në infrastrukturën rrugore
-
MIT e Policia e Kosovës me memorandum për regjistrim të automjeteve të aksidentuara