Prishtinë, 2 nëntor - Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR). Ministri Pal Lekaj, njëherit edhe kryesues i KSTRR-së, i informoi anëtarët mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Ai, para anëtarëve theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, pasi që ky Këshill sipas mandatit nxjerr akte juridike, të cilat janë obligative për subjektet të cilave u adresohet.
Ministri Lekaj i informoi anëtarët e Këshillit për dobitë dhe ndikimin në siguri rrugore që do t’i ketë Sistemi Inteligjent i Transportit (ITS-it), implementimi i të cilit planifikohet të ndodhë së shpejti.
Anëtarët e kanë mirëpritur themelimin e këtij Këshilli, duke deklaruar se do të jenë në mbështetje të plotë të tij, pasi që siguria në rrugët e vendit duhet të jetë prioritet dhe duhet përkushtim në vazhdimin e trendit të uljes së aksidenteve në përgjithësi, sidomos atyre me fatalitet.
Ata e informuan Këshillin edhe për veprimet e ndërmarra deri më tani nga ta, e që kanë derivuar nga takimet jo formale të këtij Këshilli.
Takimi i radhës i këtij Këshilli do të mbahet brenda muajit nëntor.
-
Me Sistem inteligjent të transportit për rritje të sigurisë në trafikun rrugor
-
KSTRr nxjerr dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor
-
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutojnë për zjarret dhe sigurinë në komunikacion
-
Institucionet zotohen për rritje të sigurisë në infrastrukturën rrugore
-
Shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafik