Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues për implementimin e Strategjisë Kundër Narkotikëve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional Kundër Narkotikëve, Behar Selimi, falënderoi të pranishmit për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës për punën që janë duke e bërë në luftimin e kësaj dukurie negative.
Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie është i kënaqshëm por lënë për të dëshiruar përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e përdoruesve të drogave.
Selimi kërkoi nga anëtarët e grupit punues që të kenë një qasje integruese dhe koordinuese në luftimin e narkotikëve.