Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, zëvendësministri Selami Shkodra mbajti takimin e radhës me këshillin kombëtar kundër narkotikëve, ku objekt diskutimi ishte implementimi i Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i MPB-së, Shkodra, fillimisht vlerësoi grupin punues për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.
Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të këtë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.
Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.
-
Kosova arrin marrëveshje pune me EMCDDA-në për luftimin e narkotikëve
-
Në MPB u diskutua implementimi i Strategjisë kundër terrorizmit
-
Shkodra: Ligji s’do të kursejë askënd
-
“MPB-ja synon që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë”
-
Krijohet nëngrupi për diskutimin e ngritjes së sigurisë së sistemeve të TI-së në institucione