Protesta janë paralajmëruar në prag të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës e Serbisë.
Është Lëvizja Vetëvendosje që ka bërë thirrje për mobilizim, në mënyrë që ta ndalë presidentin Thaçi që në dialog me Serbinë t’i vërë në diskutim kufijtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Takimi i radhës mes presidentëve Thaçi e Vuçiq do të zhvillohet më 7 shtator në Bruksel. Dy presidentët flasin me një zë kur shtrojnë nevojën për t’i bërë kufijtë pjesë të negociatave. Por japin versione të ndryshme rreth asaj se cilët do të jenë kufijtë e rinj.
Megjithëkëtë, të dy i mëshojnë idesë së ndarjes sipas parimit të shtrirjes etnike.
Mbështetur në atë që e ka deklaruar deri tash Thaçi, “korrigjimi” nënkupton përfshirjen e të gjithë Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës, pra të tri komunave: Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Është ky një territor prej diku 1.200 kilometrash katrorë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Haxhiu u kërkon ndërkombëtarëve t’i trajtojnë me prioritet të drejtat e shqiptarëve në Luginë
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin
-
LVV-ja paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin
-
Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin