Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me para të krimit bleu lokale në Fushë-Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet F.Rr., nën dyshimin për shpëlarje parash.

Siç ka njoftuar Prokuroria, i pandehuri ka përfituar mjetet materiale me aktivitete të ndryshme kriminale, që lidhen me veprat penale si “Trafikim me qenie njerëzore” e “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Me mjetet e fituara nga këto vepra, ai ka blerë lokale afariste në Fushë-Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me qëllim të fshehjes së burimit të pasurisë së fituar me aktivitete kriminale, ai s’i ka bartur lokalet në emrin e vet, por i ka lënë në atë të pronarit të mëhershëm.