Për më shumë se tri orë, anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut diskutuan lidhur me vazhdimin e pagesës së energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Prezent në këtë mbledhje ishte edhe Avokati i Popullit. Sipas tij, ndarja e 10 milionë eurove nga Qeveria në detyrë për borxhin e faturave të energjisë elektrike është shkelje e disa ligjeve, raporton KOHA.
Ndërkaq, sipas Besa Ismailit, nënkryetare e Komisionit Parlamentar, është diskutuar nëse vendimi i Qeverisë në detyrë është formal ose jo, pasi që nuk ka vendim me shkrim.
Ismaili ka njoftuar se në mbledhjen e radhës pritet të ftohen edhe përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se nuk bëhet fjalë për falje të borxhit.
Në Komision u diskutua edhe për hapat që duhen të ndërmerren lidhur me mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale, si dhe për rastet e ngacmimeve kibernetike tek fëmijët.
-
VV-ja e arsyeton Qeverinë që ia dha KOSTT-it 10 milionë euro për rrymën në veri
-
KMDLNJ kërkon hetim urgjent ndaj ZRRE-së e disa ministrave për çështjen e rrymës në veri
-
Kushtetuesja vërteton vendimet që e obligojnë ZRRE-në t’i kompensojë qytetarët për rrymën në veri
-
Rizvanolli: Ka një vit që Qeveria s’e paguan rrymën në veri
-
Lekaj: Kur në qeverinë Haradinaj ndamë 1 milion euro për rrymën në veri, LVV-ja na fyeu e poshtëroi