Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se përdor frazën “më mirë vonë se kurrë” për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për rastin “Banjska”, duke e konsideruar këtë lajm të mirë.
Ai është shprehur se organeve të drejtësisë iu mbetet të merren me rastin dhe të përfshirët të dërgohen në bankën e drejtësisë.
“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
-
Kurti thotë se aktakuza për Banjskën ka mundur të ngrihej më herët
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
-
Konjufca: S’mund t’i besojmë Serbisë
-
Dy vjet nga sulmi në Banjskë, terroristët ende të lirë
-
Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt