Përshpejtim të procedurave dhe kosto më të lirë për legalizimin e objekteve pa leje po synohet të arrihet me ligjin e ri për këtë çështje, raporton KTV.
Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural e patën në rend dite projektligjin për trajtimin e objekteve pa leje, me të cilin thanë se do të krijojë mundësi që procesi të shkojë më mirë.
Liburn Aliu, kryetar i grupit punues për projektligjin, theksoi se objektet që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronësisë, nuk do të legalizohen. Ai është shprehur kundër që listat e pritjes për objektet që nuk janë legalizuar të kenë karakter etnik për trajtim të veçantë.
I pakënaqur ka mbetur zëvendëskryetari i këtij komisioni, Srdjan Mitroviq i Listës Serbe, sipas të cilit amendamentet e propozuara nga kjo parti janë refuzuar.
Në këtë mbledhje, me propozimin e kryetarit Haradinaj, është votuar në parim edhe projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
-
Projektligji për ndërtimet pa leje parasheh taksa më të ulëta
-
Autostrada “Ibrahim Rugova” duhet t’i shtrohet procesit të legalizimit
-
Olluri: Ligji për ndërtimet pa leje nuk përfshinë fare sigurinë e objekteve
-
Rriten kërkesat për legalizimin e objekteve pa leje
-
Qindra e mijëra ndërtime pa leje kanë më pak se një vit afat për legalizim