Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, shqyrtoi disa projektligje.
Ndër projektligjet e shqyrtuara nga deputetët e këtij komisioni ishte edhe ai për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ai për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe Projektligji për rregullimin e shërbimeve të ujit.
Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, aq i shumëpritur, për pak ditë do të miratohet dhe do t’u ndihmojë të gjithë atyre që përballeshin me vështirësi. Tani ky ligj parasheh taksat me të ulëta dhe në tërësi do të jetë në favor të qytetarëve, të cilët deri më tani kanë pasur probleme.
U formua grupi punues për Projektligjin e kompleksit memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz, dhe ky projektligj pritet që shumë shpejt të marrë epilogun.
Në komision gjithashtu u diskutua për ta ftuar ministrin e Bujqësisë, z.Nenad Rikallo, për raportim rreth dëmeve të shkaktuara në Kosovë nga vërshimet e fundit e në veçanti për dëmet në Komunën e Rahovecit.
-
Me ligjin e ri, kosto më e lirë për legalizimin e objekteve pa leje
-
Miratohet Pojektligji për Kompleksin “Adem Jashari”
-
“Kullat e Jasharëve” po rrezikohen, institucionet të veprojnë shpejt
-
Kërkohet auditim për investimet që bëhen në komplekset memoriale
-
Projektligji s’miratohet, kompleksi “Adem Jashari” në gjendje alarmante