Posta e Kosovës e ka hapur një degë në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e së enjtes.
Por, kjo është përcjellë me brohoritje e fërshëllima nga një numër i vogël i serbëve lokalë, udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe, të cilët e kanë kundërshtuar hapjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë hapje kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Rizvanolli ka thënë se “është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbime cilësore dhe në kushte të barabarta”.
“Aktualisht janë nëntë pika të Postës në katër komunat veriore, duke përfshirë në të gjitha komunat që ka sportele, por edhe zyra të veçanta postare si në Banjskë dhe të tjera”, ka thënë ajo.
E, Krasniqi ka thënë se shkurt se ekzekutivi i vendit do të vazhdojë me aktivitete të tjera që t'ua lehtësojë jetën qytetarëve.





