Largimet masive të serbëve nga Forca e Sigurisë janë paralajmërim për një fund me shumë pengesa të dialogut me Serbinë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Labinot Greiçevci, thotë se me këto largime Serbia ka dërguar mesazhin se institucionet shumetnike në Kosovë janë të paqëndrueshme, dhe ka paralajmëruar ndarje të Kosovës, raporton KTV.
Ish-komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati thotë se largimi i serbëve nuk mund ta pengojë bërjen e ushtrisë.
Porse kjo, sipas tij, lidhet direkt me fazën e fundit të dialogut me Serbinë.
Shndërrimi i Forcës, sipas gjeneral Kastratit, është dashur të bëhet me ligj shumë kohë më parë, në mënyrë që serbët që jetojnë në Kosovë të mos bien pre e politikës së Beogradit.
Edhe
Me demilitarizimin e ushtarëve serbë në FSK Serbia i ka dërguar një mesazh ndërkombëtarëve
Ka pasur disa tentime të dështuara që Forcës t’i jepet mandati ushtarak.
Dështimi i madh është ai 7 marsit të kaluar, kur Komandanti Suprem i FSK-së, njëkohësisht presidenti Hashim Thaçi e propozoi Ligjin që do ta bënte Kosovën me Ushtri, por i ra pishman vetëm pas një muaji, i shtyrë nga presioni ndërkombëtar.