Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 10 tetor në Prishtinë mbahet Parada e parë e Krenarisë në Kosovë

Më 10 tetor është paralajmëruar mbajtja në Prishtinë të Paradës së parë të Krenarisë në Kosovë e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve, e cila do të përcillet me aktivitetet paraprake të Javës së Krenarisë më 6 tetor 2017, bëjnë të ditur organizatorët.

Pas tre marsheve, ky do të jetë viti i parë që mbahet Parada e Krenarisë e cila do të filloj në ora 11:30 në sheshin „Skënderbeu“ dhe do të përfundojë në sheshin „Zahir Pajaziti“. Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Dashnisë“. Kjo moto ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për të treguar që komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin. Gjithashtu, ftohen institucionet relevante që të angazhohen më shumë në zbatimin e ligjeve, strategjive të parandalimit të dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave.

Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës. Ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë që kjo kauzë të bëhet më e zëshme, në mënyrë që shoqëria jonë të jetë më tolerante dhe pranuese ndaj diversitetit dhe dashnisë.

Për çdo informatë ju lutem kontaktoni në [email protected]

Edhe Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë Arbëri Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Organizatorë:

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

Qendra për Liri dhe Barazi – CEL

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – YIHR

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK

Edhe Më 10 tetor në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë në Kosovë Arbëri Më 10 tetor në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë në Kosovë

Këshilli Rinor Kosovar – KYC

Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGj

Koalicioni Të Drejtat e Barabarta për të Gjithë – ERAC

Programi Univerzitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore

Edhe “Asnjë hap mbrapa”, motoja e Paradës së Krenarisë sivjet Arbëri “Asnjë hap mbrapa”, motoja e Paradës së Krenarisë sivjet

Alter Habitus

Qendra për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS