Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës, duke e ulur atë për 50%.
Në bazë të këtij vendimi, nga shumë prej 100 euro sa ishte, me vendimin e ri, paraqitja e provimit të Jurisprudencës do të kushtojë 50 euro.
“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa. Nga shuma 1 00 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro. Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në Facebook.
-
Rreth 150 juristë të rinj i shtohen sistemit të drejtësisë
-
Përplasja Qeveri-gjyqësor shtyn provimin e jurisprudencës
-
Haxhiu për jurisprudencën: Gjyqësori po i godet kandidatët duke menduar ta godasë Qeverinë
-
Zbritet çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe