Anëtari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se Parlamenti Evropian përkrah dialogun Kosovë-Serbi me një marrëveshje mes dy vendeve, por që e njëjta do të pranohej mes dy vendeve dhe do të ishte sipas ligjit ndërkombëtar.
Këtë ai e tha sot në Prishtinë, pas takimit që ai pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, duke shtuar se Franca dhe Gjermania kanë disa brenga sa i për çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Por ai theksoi se liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit.
McAllister tha se janë duke e përcjellë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Parlamenti Evropian do të ketë një qëndrim.
Ai tha se Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë.
“Kam pas një takim të rëndësishëm me presidentin Thaçi mbrëmë dhe me kryeministrin Haradinaj sot në mëngjes, dhe do të doja të iu jap një përgjigje. Parlamenti Evropian është duke debatuar raportet mbi Kosovën dhe Serbinë, do të kemi votime në zyrën për politikë të jashtme, javën e ardhshme, dhe në fund të nëntorit do të kemi raportin final. Raportuesi për Kosovën dhe unë jemi pajtuar së bashku me përfaqësuesit e grupeve të tjera politike, ky është qëndrimi të cilin Parlamenti Evropian do të marrë. Parlamenti Evropian thekson natyrën multi-etnike të Kosovës dhe Serbisë dhe shtetet homogjene nuk duhet të jenë objekte në çështjet e rajonit. Parlamenti Evropian e përkrah dialogun si një formë përmes së cilës do të arrihet marrëveshje mes dy vendeve, dhe Parlamenti Evropian konsideron se çdo marrëveshje mund të pranohet nëse pajtohen palët dhe nëse merret në konsideratë ligji ndërkombëtar dhe situata rajona le”, tha ai.
Edhe
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
Ndërsa për liberalizimin e vizave, ai tha se është koha që shtetet anëtare që të ofrojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe sipas tij do të ishte e pa precedent, që nëse një vend kalon nëpër të gjitha proceset, të kthehet në fillim me proceset e njëjta.
Ai tha se një pjesë e Qeverisë në Gjermani nuk ka marrë ende një qëndrim, dhe është diskutim i brendshëm. Por, ai tha se nga bisedat me gjermanët e francezët, pajtohen që të inkurajojnë Kosovën në fushën e luftimit të korrupsionit dhe migracionit.
“Franca, Gjermania kanë disa brenda por duhet të ecim përpara, duhet të theksoj edhe një herë çka ka arritur Kosova, ka qenë shumë e vështirë që Kosova t’i plotësojë ato parakushte, për shembull demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës tani është të vazhdojë sqarimin, vendimet që janë marrë, të bëjmë të qartë se liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe çështjen e migracionit”, tha ai.
E zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se tani janë në pritje të fjalës nga Këshilli i Evropës.
Edhe
Në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën
“Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret e mundshme, kemi vendim pozitiv të Parlamentit Evropian, kemi rekomandim pozitiv të Komisionit Evropian dhe presim që Këshilli Evropian gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm të përmbyll këtë proces. Qëllimi i vizitës së tij është që të informohet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe gjendjen e brendshme në Kosovë, mirëpo meqë ka qenë mbështetës vendimtar i liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian për një kohë të gjatë, deri në përmbylljet e fundit, ne presim nga zoti McAllister në na ndihmon edhe më tutje në një proces të tillë”, tha ai.
Në këtë konference, MCAllister tha se liberalizimi i vizave do të përmirësoj stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën drejt Parlamentit Evropian duke e lehtësuar udhëtimin dhe të bërit biznes, dhe duke e luftuar korrupsionin.