Është mbyllur xhamia në Podujevë, në të cilën të shtunën ka pasur një përleshje fizike për shkak të një imami.
Sipas Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, për atë xhami ishte lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili sipas njoftimit, do të ishte unifikues për të gjithë banorët e fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli bën me dije se tani kur pakënaqësitë janë thelluar, xhamia është mbyllur përkohësisht.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak. Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte unifikues për të gjithë banorët e atij fshati. Tani, kur pakënaqësitë janë thelluar, ne, përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër. Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve. Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit të Policisë të dielën, në fshatin Halabak në Podujevë ka ardhur deri te një konfrontim mes disa personave, ndërsa shkak për këtë është bërë imami që ishte caktuar nga Bashkësia Islame në Podujevë për t'i kryer ritet fetare në xhaminë e fshatit.
Katër persona nuk ishin pajtuar me imamin e caktuar dhe e kishin penguar atë. Më pas tre të dyshuar, të cilët ndodhën në arrati, nuk lejuan që imami të sulmohej dhe njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles një person dhe i ka shkaktuar lëndime.