Komuna e Gjakovës ka njoftuar se aksi rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë është mbyllur për qarkullim, si pasojë e dëmtimit të urës që ndodhet në këtë aks.
Ekipet e Komunës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e rrënuar urën.

“Sektori për Transport dhe Trafik ka pranuar njoftim nga stacioni policor për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë. Kjo për shkak të dëmtimit të urës e cila siç shihet në fotografi përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të dhe si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë”, thuhet në njoftimin e Komunës.