Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka publikuar një mural te rrethi i Fushë Kosovës, që një kompani, dyshohet se e ka mbuluar.
“Tmerr! Kërkojmë ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin e bukur te rrethi i Fushë Kosovës. Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit. Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë”, shkruan Ahmeti.
Ky akt i shëmtuar, shkruan Ahmeti, “duhet të dënohet”.
“Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa”, ka shkruar tutje ai.
“Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, përfundon apeli.

Artikuj të ngjashëm
-
Sipas Ahmetit, në rrugët e Prishtinës 90% me maska
-
Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna
-
Ahmeti njofton se ka filluar faza e tretë e testimit për krahun e ri të rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës
-
Veturës së Shpend Ahmetit i shqyhet goma me thikë
-
Asnjë veprim pas mbulimit të muralit në Prishtinë