Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti njofton se ka filluar faza e tretë e testimit për krahun e ri të rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lëshuar njoftim për rrethin në Fushë Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se që nga dje kanë filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rreth rrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do të kthehen në rrugë dykahore.

Sipas tij, në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime/plotësime shtesë varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun.