Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet komiteti drejtues për zhvillimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e Projektit "Rruga 6" (Autostrada “Arbën Xhaferi”, Prishtine-Hani i Elezit), Pal Lekaj, njëherësh edhe Ministër i Infrastrukturës, u mbajt sot takimi i radhës i këtij komiteti.

Në këtë takim anëtarët e komitetit janë informuar mbi ecurinë e këtij projekti, si dhe rëndësinë e mbështetjes buxhetore për këtë projekt, i cili e lidhë Kosovën me korridoret evropiane, njofton komunikata për media e .

“Ne si komitet duhet t’i japim mbështetje këtij projekti dhe të tregojmë përgjegjësi ku na takon, por edhe të kërkojmë përgjegjësi kur duhet”, tha ndër të tjera Lekaj.

Anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e Projektit "Rruga 6", në përbërje të Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, janë informuar nga Njësia Mbikëqyrëse e Ministrisë së Infrastrukturës dhe nga drejtori i projektit i kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me ecurinë e punëve që janë duke u realizuar në këtë projekt.​