Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shtyhet sërish, tash për afat të pacaktuar

Pas shtyrjes së mbledhjes së paraparë për sot, që të mbahej ditën e premte (nesër), njoftohet se është shtyrë sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Tani nuk ka caktuar ditën e mbajtjes së saj.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për nesër, në orën 10:00, është shtyrë për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm