Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që s’u mbajt sot, thirret për nesër

15:42 - Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila sot nuk u mbajt për shkak se nuk kishin ardhur as ai që e kishte thirrur, në të cilën do të caktohej rendi i ditës dhe data e seancës së Kuvendit, është caktuar për nesër, të premten, po në orën dhjetë.


Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhjen e Kryesisë munguan vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Gërguti.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare pritej të mblidhej sot, në orën dhjetë, për të vendosur për datën e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit, e cila, sipas paralajmërimit do të ketë një rend dite voluminoz 20 pikash.

Ndër to edhe tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, të kërkuara nga opozita: një për reduktimet e energjisë, tjetra për mbulimin e faturave të papaguara të energjisë në veri, dhe një tjetër për marrëveshjen komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë për termocentralin “Kosova e Re”.