Malishevë, 17 gusht – Komuna e Malishevës, të enjten, ka njoftuar se ka filluar procesin e hartimit të planit buxhetor për vitin e ardhshëm, në të cilin do të përfshihen edhe kërkesat e qytetarëve të dala nga dëgjimet publike, që organizohen për përpilimin e Kornizës afatmesme buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas njoftimit të Zyrës së informimit të Komunës, deri tashti janë mbajtur katër dëgjime publike. Zyrtarët komunalë kanë pohuar se takimet e tilla do të vazhdojnë me qytetarë, organizata joqeveritare, të rinj, parti politike e shoqata të bizneseve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe këtë vit kërkesat e qytetarëve që po dominojnë janë: infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujësjellësit, hapësira të gjelbëruara, fusha sportive, ndriçime publike, mirëmbajtja e tyre, pajisja me mjete mësimore e shkollave, kabinetet e lëndëve natyrore”, ka thënë drejtori komunal i Financave , Vesel Krasniqi, përcjellë ZI-ja.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.