Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se vetëm gjatë së shtunës në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 9 mijë bashkatdhetarë.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.
“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkatdhetarë, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale. Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash. Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
KOHA ndërkohë e cila qe e pranishme në Aeroportin e Prishtinës të shtunën në mbrëmje, ka parë që Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle edhe në vetura.
-
Për tri ditë 26 mijë persona erdhën në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës
-
Viti 2022 shënoi rekord fluturimesh në Aeroportin e Prishtinës
-
Mbi dy milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 2021
-
ANP-ja pati më shumë udhëtarë se vjet e më pak se parvjet
-
Paqartësi rreth arritjes së emigrantëve afganë në Kosovë