Pritjet e gjata nëpër pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në sezonin e verës janë kthyer në normale.
Mërgimtarët që i kanë përfunduar pushimet e tyre në vendlindje dhe që po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë, po detyrohen të presin deri në 7 orë për të dalë nga Kosova.
Pritjet aktualisht në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë mbi 7 orë dhe kolona e automjeteve ka arritur në 2 kilometra, raporton Koha.net.
Ndërkaq, edhe në pjesën veriore të vendit, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, pritjet shkojnë deri në 4 orë për të dalë nga Kosova. Në Mutivodë po pritet deri në 3 orë. As tek Dheu i Bardhë nuk është gjendje e mirë, pasi pritjet atje janë deri në 2 orë, e në pikën kufitare të Muçibabës del të jetë gjendje pak më e mirë pasi që për të dalë nga Kosova duhet të pritet “vetëm” deri në 1 orë.
Pritjet për të hyrë në Kosovë, ndërkaq, janë më të vogla. Në Merdarë pritet deri në 1 orë; tek Dheu i Bardhë deri në 20 minuta; në Muçibabë, Mutivodë e Jarinjë pritjet janë maksimumi 15 minutëshe.
Vlen të theksohet se pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet tjera fqinje janë relativisht të ulëta, dhe nuk kalojnë 30 minutëshin për të dalë, kurse pritjet për hyrje janë maksimumi 10 minutëshe.
-
Vazhdojnë pritjet e gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova
-
Pritje deri në 40 minuta te Merdari dhe Dheu i Bardhë
-
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova edhe sot
-
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova në disa pika kufitare
-
Gjendja në kufi, mbi tri orë pritje për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit