Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 57 mijë të vaksinuar deri më sot

Vetëm gjatë së hënës janë vaksinuar mbi 200 persona në sallën “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç.

Ndërsa në këtë qendër do të fillojë edhe vaksinimi i 500 punëtorëve mjekësor që dozën e parë të vaksinimin e kishin marr në Kukës.

Sipas koordinatorit të kësaj qendre, Niman Bardhi deri më tani 57 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19.

“Profesionistet shëndetësorë të cilët ishin vaksinuar me dozën e parë në Kukës do fillojnë të marrin dozën e dytë sot në sallën “1 Tetori” edhe të gjithë profesionistët kanë të ndarë kohën sipas emër mbiemër dhe sipas regjionit po shpresojmë deri në orën 19:30 ku sot punojmë këtë kontingjentin e parë prej rreth 300 profesionistësh t’i realizojmë me përfundimin e dozës së dytë”, ka bërë të ditur Bardhi në konferecën për media.

Artikuj të ngjashëm