Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 500 qytetarë marrin shërbime mjekësore falas

Për disa orë rreth 500 qytetarë në sheshin “Zahir Pajaziti” sot kanë marrë shërbime mjekësore dhe barna falas nga një ekip mjekësh e infermierësh që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme.

Këtë iniciativë e organizoi organizata “Albania Internacional Medical Team” e udhëhequr nga doktori shqiptaro-amerikan, Mario Ademaj, dhe qëllimi i saj ishte ofrimi i një shëndeti më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Gjithsej 30 vullnetarë që ishin mjekë, infermier, student të Fakultetit të Mjekësisë kishin ofruar barna dhe kontrolle mjekësore për të gjithë pacientët që kishin probleme me tension, diabet, artrit, ftohje e sëmundje të tjera.

i “Klinikës Falas”, Mario Ademaj thotë se ideja për të krijuar një klinikë të tillë një ditor ka qenë për shkak të gjendje jo të mirë të sektorit të shëndetësisë në vend.

Sipas tij qëllimi i kësaj organizate është që në të ardhmen një herë në javë të ofrojnë shërbime falas për të gjithë pacientët nëpër qytetet e Kosovës, dhe për këtë Ademaj ka kërkuar edhe përkrahjen e komunitetit shëndetësor dhe Qeverisë, transmeton kp.

Edhe Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore Zgjedhjet 2026 Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore

“Qëllimi jonë ka qenë të paktën të japim shëndetin për njerëzit këtu që edhe këta të kenë mundësinë për të ndjekur ëndrrat e tyre ashtu si i ndjekim edhe ne në Amerikë...Domethënë kemi shërbime të gjitha shërbimet që mund t’i gjesh në një klinikë të doktorit familjar, kemi kontrolle test dhe kurim dhe trajtim për diabet, tension, të lartë, artritin, dhimbje të kocke, ftohje, kollitje, gjërat nga mushkëritë, probleme me stomak, aciditet, ulcer, çdo gjë në përgjithësi plus në vitet që kanë kaluar kemi pasur edhe kardiolog me elektrokardiogram për të kontrolluar zemrat”, tha Ademaj.

Ai ka treguar për KosovaPress se klinika të tilla për katër vite me radhë janë organizuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ademaj po ashtu ka thënë se ndihmë mjekësore morën mbi 500 pacientë të moshave të ndryshme, derisa shtoi se fondet për të siguruar barnat i kanë siguruar nga komuniteti shqiptar që jetojnë në Amerikë.

“Kemi pasur nga të gjitha moshat më shumë kemi me moshë më të mëdhenj dhe fëmijë por janë të përzier të gjiithë meshkuj, femra edhe mundohemi të marrim ilaçet për të gjitha moshat , problemet sa mund të trajtojmë ose operojmë me specializimet që kemi ne nga mjekët tanë...Tërë financat që kemi për barnat i kemi marr nga komuniteti shqiptar amerikan, kemi një komunitet shumë të fuqishëm në çdo qytet Boston, Chicago, Detroit, , Kalifornia, në çdo shtet brenda Amerikës kemi komunitete shumë të forta që na kanë mbështetur këto katër vitet e fundit , pa mbështetjen e atyre nuk do kishim mundësi të sillnim ilaçet që kemi, grupi që është formuar”, tha ai.

Nga Amerika për të ofruar kontrolla mjekësore kishte ardhur edhe infermierja, Hanife Neziri Pllana e cila tha se ndihet shumë mirë që po i ndihmon sado pak popullit të saj.

Edhe Avokati i Popullit i Shqipërisë i kërkon sqarime Qeverisë në Tiranë për mostrajtim falas të pacientëve nga Kosova Arbëri Avokati i Popullit i Shqipërisë i kërkon sqarime Qeverisë në Tiranë për mostrajtim falas të pacientëve nga Kosova

“Kemi ardhur këtu që sado pak t’i ndihmojnë popullit në nevojë që ka nevojë për kontrollim mjekësor si sheqerin, e sëmundje të tjera dhe njëkohësisht edhe iu kemi dhënë edhe barna falas.Unë për vete e kam ndier veten shumë të lumtur sot sepse gjithmonëë kam punuar në Amerikë gati qe 18 vite dhe sot mu dha rasti të ndihmoj popullin tim”, ka deklaruar ajo.

Shumë i lumtur që sot u ka ndihmuar bashkëkombësve të tij për të pasur shëndet më të mirë u shpreh edhe mjeku shqiptar i cili është pjesë e Klinikës Universitare të Cyrihut, Mentor Bilalli.

Ai tha se sot kanë ofruar shërbime të përgjithshme mjekësore derisa ka këshilluar që të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit.

“Qëllimi ka qenë shumë humanitar, ka qenë pak rastësisht që e kam takuar Mario Ademaj që e ka organizuar këtë dhe kam shprehur gatishmërinë time për sado pak me ndihmua popullin tim në këtë mënyrë...Ndihma fundamentale çështje shumë bazike në mjekësi çoftë shtypja e gjakut, çoftë sheqeri edhe këshilla të përditshme jo diçka të komplikuar”, ka thënë Bilali.

Edhe Mjekët s’i informojnë pacientët në Prishtinë për barnat që mund t’i marrin falas Arbëri Mjekët s’i informojnë pacientët në Prishtinë për barnat që mund t’i marrin falas

Mbi 30 vullnetarë të cilët ishin pjesë e këtij organizimi përveç shërbimeve mjekësore sot kanë krijuar edhe një iniciativë që do të merret me promovimin e vullnetarizmit në Kosovë.

Ndryshe, “Albania Internacional Medical Team” rrugëtimin e tyre për të ofruar shërbime mjekësore dhe barna falas do e vazhdojnë gjatë ditës së premte në qytetin e Durrësit.