Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 40 për qind e bizneseve shqiptare i kanë ndërprerë aktivitetet në Zvicër

Ardian Retkoceri, ligjërues në Institutin “Swiss Buisnes School”, në Express Intervistën në KTV foli për diasporën dhe rënien e remitencave. Remitencat vitin e kaluar, ishin deri në 800 milionë euro, derisa këtë vit, ato kanë rënë.

Se si ka ndikuar pandemia në ekonominë zvicerane, ka treguar Retkoceri, duke theksuar se kjo pandemi ka ndryshuar tërësisht edhe Zvicrën.

“Më pak se 2 muaj, kjo ka marrë mbi 1 mijë jetë, dhe një numër i madh nuk mund të punojnë”, tha ai.

Rikuperimi, tha ai, pritet të jetë edhe më i ngadalshëm.

Retkoceri tha se krizës nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët e bizneset shqiptare në Zvicër.

Edhe Në kohën e pandemisë pati 10 për qind rritje të remitencave nga diaspora Arbëri Në kohën e pandemisë pati 10 për qind rritje të remitencave nga diaspora

“Bazuar nga të dhënat, mbi 40 për qind e bizneseve shqiptare i kanë ndërprerë aktivitetet”, tha ai.

Pjesa dërmuese, tha ai, nuk kanë ndonjë plan veprimi.

Gjatë këtyre muajve, mbi 90 për qind rënie pritet të ketë në disa fusha.

“Përveç orës, çokollatave, aktivitete kryesore kanë kriptovalutat në Zvicër. Këto janë dëmtuar mjaft shumë”, tha ai.

Shumë njerëz tha Retkoceri, do të humbin edhe vendet e punës.

“Pandemia ka pasur rol në eksportin e Zvicrës. Ndikimi më i madh në eksportin zviceran vjen pasi Gjermania e SHBA-ja, kryejnë eksporte aty, e pandemia e ka pamundësuar”, tha ai.

Sipas tij, qeveria synon të zbusë pasojat.

Edhe Mehmeti: Remitencat kanë rënë për 14 për qind për dallim me vitin e kaluar Arbëri Mehmeti: Remitencat kanë rënë për 14 për qind për dallim me vitin e kaluar

Retkoceri shtoi se në Zvicër vazhdojnë masat e marra nga qeveria. Qeveria po shqyrton edhe vendime të reja për lejimin e organizimeve.

“Zvicra, pritet të kthehet në normalitet”, tha ai.