Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar, të hënën, grupin e gjashtë prej 840 vëzhguesve, për zgjedhjet komunale 2017.
Me këtë, numri i personave të cilët do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e 22 tetorit mbërrin në mbi 32.500 përderisa kanë mbetur të akreditohen edhe 150 të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
“Deri më 8 tetor janë proceduar kërkesat e 27 organizatave, me gjithsej 840 vëzhgues. Janë në procesim edhe të 150-të të tjerëve. Deri tash janë rreth 32 mijë vëzhgues”, ka njoftuar anëtarët e KQZ-së, drejtoresha e Zyrës për regjistrim të partive politike, Miradije Mavriqi.
Numri prej 32 mijë vëzhguesve, ku marrin pjesë vëzhgues të partive politike e të organizatave joqeveritare, vendore dhe ndërkombëtare, është më i lartë sesa ai i zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ku morën pjesë rreth 30 mijë vëzhgues. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Mbi 19 mijë vëzhgues të angazhuar në monitorimin e procesit zgjedhor
-
KQZ-ja akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
KQZ-ja akrediton rreth 8,800 vëzhgues për balotazhin e 9 nëntorit
-
KQZ-ja ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues për zgjedhjet e nesërme