Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.
Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.
“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues. Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
-
Mbi 16 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet
-
Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Mbi 19 mijë vëzhgues të angazhuar në monitorimin e procesit zgjedhor
-
KQZ-ja akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
KQZ-ja akrediton rreth 8,800 vëzhgues për balotazhin e 9 nëntorit