Më shumë se 24% e të rasteve të reja me COVID-19, të mërkurën në Kosovë, i takojnë grup-moshës 10-19 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 4,397 raste pozitive, nga testimi i 16,307 të dyshuarve për koronavirus. Ndërkohë, 24,31% e këtyre rasteve, apo 1,069 prej tyre janë të moshave të reja, nga 10-19 vjeç.
Një numër i lartë i të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, apo 798 persona janë po ashtu të grup-moshave nga 40-49 vjeç.
Ndërkohë të grupmoshave 30-39 vjeç ishin të prekur 704 persona.
Numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19, të mërkurën, apo 1,089 prej tyre janë shënuar në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Grupmosha deri 19 vjet mbetet më e prekura nga COVID-19
-
Afro 1100 raste të reja me koronavirus janë deri në moshën 19-vjeçare
-
Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, dominon mosha e re
-
Grupmosha 50-59 më e prekura nga COVID-19 në Kosovë
-
Për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19