Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 23 mijë persona do të jenë të angazhuar për zgjedhjet në veri

KQZ

Mbi 23 mijë persona do të jenë të angazhuar për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore - Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut - ndërsa kostoja totale për këtë proces do të jetë mbi 8 milionë euro, u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u diskutua procesi i votimit për këto komuna.

“Për zgjedhjet lokale ku përfshihen zgjedhjet për kryetarë komune, e për kuvend komunal dhe raundi i dytë, numri total i stafit do të jetë 23 mijë e 920, derisa kostoja e saj është dyfishi. Kostoja totale e planifikuar është 13 milionë euro”, u tha në mbledhje.

KQZ-ja tregoi edhe për planifikimet e parapara për zgjedhjet parlamentare. U tha se për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 persona. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro, sipas KQZ-së./ EkonomiaOnline