Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ftuar qytetarët të bartin maska në ambiente të mbyllura si dhe të vaksinohen, si masa mbrojtëse ndaj COVID-19.
Thirrja e IKSPHK-së vjen në kohën kur numri i rasteve aktive me këtë sëmundje ka kaluar 1000.
Të dielën ishin 1012, ndërkohë që vaksinimi mbetët në nivelet më të ulëta qëkur ka nisur ky proces para më shumë se një viti. Sipas njoftimit të së dielës të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 14 qytetarë.
Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i të prekurve. Të dielën ishin 164 raste, ndërkohë që u shëruan 49.
Artikuj të ngjashëm
-
IKSHPK: 177 raste me Covid-19 gjatë periudhës 14-19 gusht
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19, MSH-ja bën thirrje për vaksinim
-
IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat
-
Bie në 25 numri i rasteve aktive me COVID-19, për 24 orë shtatë vaksina
-
Kërkesë e ulët për hospitalizim me COVID-19, infektologët vlerësojnë vaksinimin