Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1.000 gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Nga 27 korriku deri më 3 gusht, janë regjistruar mbi 1.500 raste të reja të të infektuarve dhe rreth 50 viktima.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku, tha për Radion Evropa e Lirë se në shtatë ditët e fundit, Inspektorati Sanitar, ka kryer mbi 2,000 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës dhe me atë rast janë shqiptuar 923 gjoba për individë, 80 për persona juridikë, si dhe certifikata e izolimit të detyrueshëm u është dorëzuar 756 personave.

Ai thotë se inspektorët, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë në patrullime çdo ditë nga ora 05:00 deri në mesnatë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thotë se është e qartë se çdo ditë po regjistrohet një numër i lartë i të infektuarve, dhe këtë situatë ai e ndërlidh me faktin e mosrespektimit të masave nga ana e të rinjve.

“Ekipet e inspektimit dhe policisë kanë shqiptuar një numër të madh gjobash për qytetarët ditët e fundit për mosrespektimin e masave. Të gjithë jemi përgjegjës për situatën epidemiologjike në vend, institucionet, bizneset dhe vetë qytetarët ”, tha Hoti në një përgjigje me shkrim për Rel.

Pakoja e fundit e masave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 28 korrik, dhe parashikon lëvizje të kufizuar të qytetarëve nga ora 22:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar.

Një nga masat është mbajtja e detyrueshme e maskës.

Zbatimi i masave në Kosovë monitorohet nga inspektorët sanitarë me ndihmën e Policisë së Kosovës. \ REL