Me ndaljen e reshjeve të borës dhe përmirësimin e kushteve klimatike, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet kanë një detyrë të re.
Nga java e parë e prillit, ato kanë nisur pastrimin e rrugëve nga balta dhe pluhuri, raporton 038 i KTV-së.
Për këtë janë angazhuar të gjitha kompanitë që gjatë dimrit kanë larguar borën.
Sipas komunarëve, pjesët më problematike mbesin zonat e ndërtimit.
Secilës prej kompanive të angazhuara u janë ndarë detyra për zona të caktuara.Megjithëse kjo punë fillon nga ora 22 e zgjat deri në orët e para të mëngjesit, kur ka më pak qarkullim të automjeteve, punëtorët janë të rrezikuar nga shoferët e pakujdesshëm.
Madje, sipas Pajazitit, ata jo rrallëherë kanë pësuar nga raste të tilla.
Edhe
Rrugë të akullta pas reshjeve
Ai ka shtuar se problem tjetër mbeten edhe veturat e parkuara në skaje të rrugëve, për çka shpesh u duhet ndihma e Policisë.
Aktualisht, larja e rrugëve bëhet vetëm brenda qytetit dhe nuk përfshin rrugicat apo rrugët me kubëza.