Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbështetje trepalëshe për infrastrukturën dhe riintegrimin

Me financim të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Komunën e Klinës do të realizohen dy projekte më rëndësi, që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Në një takim që ka zhvilluar të mërkurën me përfaqësuesit e IOM-it, organizatë kjo që implementon këto dy projekte, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është njoftuar për këto dy projekte, të cilat do të fillojnë të realizohen gjatë këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Klinës është e gatshme të ofrojë gjithë potencialin e nevojshëm në realizimin e këtyre dy projekteve. Çdo projekt është i rëndësishëm dhe ne shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar në këtë drejtim”, ka thënë Elezaj...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.