Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin.
Në këtë takim, Haradinaj e ka njoftuar Manginin për prioritetet e qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit, angazhimin e institucioneve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.
“Duke qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare, Kosova bëhet partnere në luftimin e krimit transnacional dhe i kontribuon paqes në rajon dhe në botë”, tha Haradinaj.
Gjithashtu, ai e informoi Manginin për të arriturat e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave si dhe e quajti sukses anëtarësimin e Kosovës në organizatën Frankofone, duke theksuar se mbështetja e Francës është e një rëndësie të veçantë për vendin tonë.
“Franca ka luajtur rol konstruktiv në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, andaj populli ynë është përherë falënderues për ndihmën e madhe të këtij shteti mik. Në këtë etapë të konsolidimit ndërkombëtarë të vendit, ndihma e Francës është e nevojshme, veçmas në proceset integruese të Kosovës”, tha Haradinaj, duke kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të të dyja shteteve, veçmas në fushën e ekonomisë.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe ka përmbushur të gjitha obligimet e saj. Andaj, roli konstruktiv i Francës në këtë proces është i rëndësishëm. Me liberalizimin e vizave për Kosovë, vendet europiane fitojnë një partner më shumë, fitojnë një konsumator më shumë në ekonominë e tyre”, shtoi ai.
Edhe
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
Nga ana e saj, Drejtoresha për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, e ka përgëzuar Kryeministrin Haradinaj për punën e mirë që po e bën dhe për reformat e gjithëmbarshme në vend, duke e konfirmuar mbështetjen e Francës edhe në të ardhmen.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti kërkon kontributin e Francës në dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane