Rreth 1 mijë e 400 maturantë të komunës së Mitrovicës sot i janë nënshtruar pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore, me ç’rast janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.
Drejtori i drejtorisë së arsimit në Mitrovicë, Iset Beka, ka bërë të ditur për KosovaPress, se nëpër të gjitha qendrat procesi është duke shkuar në rregull, dhe përveç tre rasteve ku nxënësit mungojnë, deri tani nuk ka asnjë problem.
Edhe Lirije Gosalci, komisionere në qendrën ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, theksoi se procesi është duke shkuar pa probleme.
Sipas saj, nxënësve që kanë poseduar telefona me vete, paraprakisht u janë marrë ato, për të mundësuar një proces të mirëfilltë dhe pa kopjime.
-
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
-
Semimaturantët tregojnë arritshmëri për kopjim
-
Testi i Maturës sërish rrjedh online
-
Njëjtë edhe sivjet, Testi i Maturës qarkullon nëpër rrjete sociale
-
Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës